ESTETIKA

Fasetat e porcelanit

Quhen edhe fleta të porcelanit. Në stomatologjinë estetike është njëri prej trajtimeve më të preferuara. Gjatë preparimit të dhëmbit hiqet shtresa rreth 0.3-0.5 mikron, apo edhe në raste të caktuara mund të aplikohet pa heqje të kësaj shtrese. Masa e marrë e dhëmbëve dërgohet në laborator dhe me sistemin CAD-CAM përgatitet në kompjuter. Fasetat e punuara të porcelanit ndonëse janë të holla dhe të ndjeshme, pas ngjitjes në dhëmbë bëhen të qëndrueshme. Fasetat e porcelanit mund të aplikohen te:

Dhëmbët e zverdhur që nuk zbardhen as pas zbardhimit
Dhëmbët që nuk kanë formë të mirë
Bashkimi i dhëmbëve të ndarë,
Përmirësimi i dhëmbëve të thyer apo të gërryer
Te riparimi i mbushjeve të vjetra me ngjyrë e strukturë të dëmtuar
Korrigjimi i dhëmbëve të shtrembër dhe jashtë pozicionit

Fasetat e porcelanit ndonëse janë të holla janë të qëndrueshme ndaj thyerjes, krisjes dhe ngjyrës, po aq sa dhëmbi.

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered