ESTETIKA

DSD (Digital Smile Design)

Digital Smile Design është një filozofi në vetvete... Në fakt, në buzëqeshjen e njeriut, segmenti më i rëndësishëm janë dhëmbët. Asnjë buzëqeshje nuk mund të jetë krejtësisht e bukur pa përshtatjen e dhëmbëve me fytyrën e personit. DSD është një sistem që mundëson analizën dhe dizajnin për përshtatjen e dhëmbëve me tërë fytyrën.

Dizajnin e realizojmë në kompjuter. Më pastaj këtë, me procedura të veçanta ashtu që pacienti ta sheh vet, para fillimit të trajtimit të dhëmbëve, e bartim në gojën e tij në mënyrë që ta sheh veten me pamje të re. Kjo quhet mockup. Pacienti pak a shumë e sheh se cfarë do të ndodh në gojën e tij ende pa nisur zbatimi i procedurës. Në bazë të kësaj mund të vendosë se a do ta bëj apo jo trajtimin.

Për ta realizuar Digital Smile Design gjithashtu duhet të jemi edhe fotograf të mirë. Sepse duhet të bëjmë fotografi në detaje dhe analiza për pacientin që e kërkon këtë shërbim. Te çdo pacient, pas video incizimit FullHD disa minutësh, me aparate të veçanta bëjmë fotografi të cilësisë lartë për ta bërë analizën dhe dizajnin.

Për këtë qëllim në klinikën tonë ekziston studioja për fotografi dhe video. Gjatë analizës së videove dhe fotografive të cilësisë së lartë në ekranet digjitale, shumë gjëra që nuk i shohim në brendi të gojës mund ti shohim gjatë krahasimit me fytyrën.

Mjeku kryesor i klinikës tonë, Dr. Senol Kacamak në saje të edukimit jashtë vendit është i pari në Kosovë që ka fituar titullin e DSD Team Member.

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered